Albspirit

Media/News/Publishing

Pedagogu Prifti kërcen nga belaja, takohet në fshehtësi me kryeministrin

Pedagogu i Fakultetit të Ekonomisë, Rezar Prifti, ka dyshime se po përdoret për të ndikuar mbi studentët për të hequr dorë nga disa prej kërkesave dhe të ulen në bisedime me kryeministrin Edi Rama. Burime të sigurta kanë konfirmuar për Politiko.al se Prifti ka zhvilluar dje një takim me kryeministrin Rama. Ai është akuzuar publikisht edhe nga studentët se po u bën presion për të tërhequr nga kërkesa për financimin e arsimit me 5% të GBP-së. Gjithashtu, ky pedagog ka lidhje të ngushta miqësie me Ervin Demon, ish-zv/ministër i Arsimit i dorëhequr pas skandalit me plagjiaturën. Mësohet se Rama dhe Demo po përdorin pikërisht Rezar Priftin për të bindur studentët që të ulen në negociata, ndonëse kjo refuzohet prej 10 ditësh. Ervin Demo ka qenë zv/Dekan i Fakultetit të Ekonomisë, ndërkohë që Politiko.al ka raportuar se pas largimit si zv/ministër, ai ka nisur punën për t’u zgjedhur kandidat i Partisë Socialiste për bashkinë e Beratit në zgjedhjet e 2019-ës.

Please follow and like us: