Albspirit

Media/News/Publishing

Rektori Mynyr Koni: E vërteta për 11 rrogat e mia mujore…

Rektori i Universitetit të Tiranës ka reaguar përmes një deklarate për shtyp lidhur me pretendimet se ai merr njëkohësisht 11 paga. Prof. Dr. Mynyr Koni hedh poshtë informacionet në media duke u shprehur se ai është anëtar vetëm në një bord nga i cili as nuk paguhet. Koni liston institucionet teksa thekson se nuk ka qenë kurrë anëtar i tyre.

Reagimi i plotë:

Prej disa ditësh, në disa media të shkruara dhe elektronike, jam fajësuar pa asnjë të drejtë, për faktin se unë, Mynyr Koni, Rektor i Universitetit të Tiranës, paguhem me 11 paga në muaj, për arsye të angazhimit tim në borde apo këshilla të institucioneve të ndryshme.

Nën përgjegjësinë time të plotë, deklaroj se unë, Mynyr Koni, Rektor i Universitetit të Tiranës, i dekretuar që në muajin Maj 2016, për arsye të funksionit tim si Rektor jam anëtar vetëm në Bordin e Agjencisë së Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (angazhim ky pa pagesë).

Nuk jam dhe nuk kam qenë asnjëherë:
⦁ Pedagog në Fakultetin e Ekonomisë.
⦁ Anëtar i Këshillit Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë.
⦁ Nënkryetar i Këshillit Drejtues të Autoritetit Portual, Durrës.
⦁ Kryetar i Këshillit të Statistikave.
⦁ Anëtar i Këshillit Bashkiak, Tiranë.
⦁ Këshilltar i Dhomës së Tregëtisë.
⦁ Anëtar i Këshillit të Qarkut dhe KKRT, Tiranë.
⦁ Anëtar i Këshillit të Lartë të Kërkimit Shkencor dhe Vlerësimit të Titujve Akademik.
⦁ Anëtar i Këshillit të Profesorëve në Universitetin e Vlorës.

Please follow and like us: