Albspirit

Media/News/Publishing

Aurora Mici, shqiptarja e zhdukur në Greqi

Një vajzë shqiptare 31-vjeçare, rezulton e zhdukur prej 17 dhjetorit në Greqi. Mediat greke shkruajnë se vajza e identifikuar me emrin Aurora Mici ka humbur gjurmët prej 17 dhjetorit pranë kufirit greko-shqiptar. Ajo ka humbur në zonën Krystallopigi në Florina. Ditën kur ajo u zhduk mbante xhaketë të zezë, xhinse, këpucë sportive të bardha dhe një çantë të zezë. Po ashtu, Mici kishte djegie në dorën e saj të djathtë. Policia greke kërkon ndihmën e çdo kujt për të mësuar mbi fatin e 31-vjeçares.

Please follow and like us: