Albspirit

Media/News/Publishing

‘Rama ik’, mbledhja e qeverisë në Elbasan pritet me protesta

Prioritetet për vitin e ri 2019 janë në fokusin e qeverisë “Rama”, të mbledhur këtë të dielë në qytetin e Elbasanit për një mbledhje informale.

Të pranishëm raportohet të jenë veç ministrave të kabinetit, edhe ish-ministrat apo ata që pritet të bëhen të tillë, pavarësisht çfarë ndodhi një ditë më parë me dekretimet e presidentit Meta. Ndërkohë, mbledhja e qeverisë është pritur me protesta nga një grup qytetarësh. Mes tyre është vënë re edhe prania e kreut të degës së PD Elbasan, Eugen Isaj. Me thirrjet “Rama ik” dhe “qeveri e krimit”, banorëve iu është bashkuar edhe deputeti i PD, Luciano Boci. Gjithashtu qytetarët kanë përdorur edhe tymuese gjatë protestës që zgjati disa minuta.

Please follow and like us: