Albspirit

Media/News/Publishing

Avdush Canaj: RRUGA E MIRËSISË

 

Do të shkoj në pyll
ta gjej kaprollin briartë,
një ëndërr me hënë të më fal
për Arien e tetës loçkë

Do të shkoj edhe në ishullin e këngës
për pak muzikë të vargjeve
lodhjen mamasë t`ia heq
kur t` kthehet nga puna

Në shtëpi t`ylberit do të shkoj patjetër
mbi krahë të dallëndyshes
të sjell një shportë buzëqeshje
për zemrën e përlotur

Eja edhe ti me mua
s`të lodhë fare
rruga e mirësisë.

Please follow and like us: