Albspirit

Media/News/Publishing

Vdes kryebashkiaku që u qëllua me thikë

Nuk ia ka dalë kryebashkiaku i Danskut, Pawel Adamowicz, i qëlluar me thikë nga një i ri, ndërsa ndodhej në një manifestim bamirësie. Vdekja e qytetarit të parë 53 vjeç, është komunikuar nga mjekët që e kanë operuar. Adamowicz është goditur në zemër, në diafragmë dhe në stomak. TVN24 ka raportuar se një burrë ka bërtitur teksa i është afruar 53 vjeçarit, Adamowicz, i cili ka drejtuar qytetin Gdansk nga viti 1998. Sulmuesi është ndaluar në vendin e ngjarjes. Një doktor në Poloni ka thënë më vonë se Adamowicz është operuar për pesë orë, por pa mundur të mbijetojë. Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, ish-kryeministër polak që ka bashkëthemeluar Platformën Civile dhe është nga Gdnasku, ka thënë përmes një postimi në “Twitter”: “Le të lutemi të gjithë për Kryetarin Adamowicz. Pawel, ne jemi me ty”. Gdansku është shtëpia e Unionit për Solidaritet tregtar, që është themeluar më 1980 dhe është kthyer në forcë që i ka kontribuar rënies së komunizmit.

Please follow and like us: