Albspirit

Media/News/Publishing

Albina Deda Gjoci: Diktaturat janë më të egra në prag të perëndimit të tyre

 

 

Sot është një ditë e veçantë për ne demokratët e trevës sonë se shënohet 28 – vjetori i themelimit të PD-së, të parës parti opozitare të vërtetë.

Ditë të tilla po festohen e kujtohen kudo në Shqipëri, por Mirdita ka më shumë arësye se kushdo në këtë vend ta shenjtërojë këtë ditë.

Kjo sepse në malin e madh të peshës së dhimbjes kombëtare që bëri komunizmi, vendlindja jonë ka peshën më të egër të saj.

Sot pas 28 vitesh respekti e mirënjohja shkon për Azem Hajdarin e Sali Berishën si dhe për dhjetëra studentë e burra të Mirditës që kontribuan në rrëzimin e diktaturës.

Duke mos pasur mundësi t’i përmend të gjithë bashkoj lutjen time kristiane që Zoti t’i bekojë ata nismëtarë e pasues të tyre deri në ditën e sotme.

Për fat të keq ne sot po përjetojmë një regjim hibrit kleptokomunist me në krye bijtë gjenetikë të diktaturës.

Si Republike e vlerave njerëzore e demokratike prapë na takon përballja me klikën që ka filluar ta ndajë Mirditën ne diversantë e puthadorë të pushtetit.

Mirdita ka besuar e vuajtur si askush për lirinë e fjalës e besimit në Zot…ndaj le të besojmë edhe sot.

Diktaturat janë më të egra në prag të perëndimit të tyre.

Gëzuar dhe një herë dhe respekt për secilin demokrat të Mirditës sonë, e cila vijon të na bëjë krenar në Atdhe e në botë për genin tonë.

Please follow and like us: