Albspirit

Media/News/Publishing

Ermonela Jaho shkëlqen në ‘Royal Opera House’

Sopranoja me famë botërore Ermonela Jaho ka marrë një tjetër vlerësim nga pristigjozja britanike ”Financial Times”. Sopranoja e cila ndodhet në Londër, ku ngjiti në skenë operetën e famshme “La Traviata”, konsiderohet ylli i operistikës ndërkombëtare. Jaho e ka kënduar ‘La Traviatën’ 10 vjet më parë, shkruan gazeta, dhe është e lehtë të kuptohet pse ka marrë ftesa të përsëritura. ”Brishtësia dhe butësia e zërit janë veçori përcaktuese te performancës së saj. Jaho jep gjithçka që ajo ka në skenë, ku shfaqet sa e ndjeshme aq edhe e ëmbël, dhe rezultati është një portret i thellë i personazhit të Violetës, që personifikon atë dhe karrierën e saj”, shkruhet në artikullin e ”Financial Times”. ‘La Traviata’ është një nga shfaqjet më identifikuese të Ermonela Jahos. Në fund të shfaqjes sopranoja mbetet vetëm, por edhe pse po i afrohet akti i vdekjes, ajo ia del të elektrizojë skenën me zërin e saj potent dhe të marrë nga publiku duartrokitje e admirim. Edhe pjesa tjetër e kastit që debutuan në Operën Mbretërore të Londrës, ishte zgjedhur me kujdes për të vënë në pah shkëlqimin e sopranos shqiptare.

Please follow and like us: