Albspirit

Media/News/Publishing

Ka edhe më keq, Anglia të burgos me dy vjet po fotografove femrat nga poshtë

Parlamenti britanik miratoi një projektligj që synon të ndëshkojë deri në dy vite burg ata që bëjnë fotografi nën fundet e grave. Ky ligj pret tashmë vetëm nënshkrimin nga mbretëresha Elizabeth II, etapa e fundit e procesit legjislativ në Britaninë e Madhe, për t’u miratuar plotësisht. Ai u paraqit pas një fushate të zhvilluar nga Gina Martin, një vajzë 27 vjeçe, e cila ka qenë vetë viktimë e kësaj praktike që përshkruhet nga termi anglisht “upskirting” (poshtë fundit). Dy persona i kishin bërë asaj një foto nën fund gjatë një festivali në Londër në vitin 2017 dhe më pas e kishin shpërndarë foton nga telefonat e tyre. Vajza kishte kërkuar ndihmën e policisë por asnjë ndjekje nuk ishte bërë për mungesë të një akuze konkrete./atsh/
Please follow and like us: