Albspirit

Media/News/Publishing

“Lamtumirë Llaq”, Rama reagon për vdekjen e ‘Legjendës’ së Dinamos

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ndarjes nga jeta të ish-futbollistit të Kombëtares, Vasillaq Zëri. Përmes një postimi në ‘Facebook’ kreu i qeverisë shprehu ngushëllime për humbjen. “Pernaska – Zëri – Ballgjini ishte treshja sulmuese më spektakolare në historinë e futbollit tonë dhe ndarja nga jeta e Llaq Zërit, është ndarje me një pjesë të pandashme të asaj historie të gjallë për ne, përveçse edhe humbja e një miku gjithnjë të buzëqeshur. Lamtumirë Llaq dhe qoftë i paharruar kujtimi yt, një ngushëllim i veçantë për të afërmit, shokët dhe admiruesit e tu të panumërt🙏”, shkrua Rama.

Please follow and like us: