Albspirit

Media/News/Publishing

Ilir Levonja: Këto konçesione të anulluara, a kanë dëm financiar?

Me sinqeritet më habit kjo puna e kësaj ministres Balluku. Dhe them ja diçka që u kalon nën hundë shqiptarëve dhe aspak nuk shqetësohen për erën e keqe. Më habit për faktin se, ka jo më shumë se tre ditë që është bërë ministre dhe me shpatë të madhe ka filluar anullimin e këtyre konçesioneve të dhëna nga ministri paraardhës, Gjiknuri. Madje flitet lart e poshtë gazetave për shkarkime masive ku ajo në koferenca shtypi e demonstron me sharmin e saj, kurse të tjerët si dorë e fortë e Edi Ramës. I tillë ishte edhe Gjiknuri në mos gabofsha! Historitë me koncesion, a koperime me tri p-të, (PPP, partneriteti publik privat) u bë një gangrenë diskutimesh sa konkretisht rezulton që 95% e Shqipërisë është e dhënë tek investitori privat.
T’i marrim ca kleçka një për një..
-Këto konçesione të anulluara, a kanë dëm financiar? Se kontratat nuk janë nënshkruar pa ekipe palësh dhe nuk besoj të mos parishikojnë masa në rast prishje kontrate.
A mos plotësimit a përmbylljes në kohë të tyre? Çështje tashmë të mirë pranuara kudo në çdo aktivitet investues etj.
-Këto kontrata, a këto konçesione, vetëm atë ministrin e shkarkuar nxjerrin përgjegjës.? Se nga ana tjetër kemi plot sekuenca filmike me prerje shiritash. Ku çdo denoncimi, për korrupsion etj., km i përgjigjej me shprehjen standarte, qentë le të lehin, karvani të eci përpara. Dhe pri shirita, rrihi shpatullat Gjiknurit. E mbaj mend si sot atë ingagurimin e bujshëm të rrugës së Thumanës.
-Këta që shkarkohen në masë, a kanë kontrata. Apo ato historitë e zakonshme me gjyqe. Me fitimin e gjyqeve dhe detyrimin që shteti t’i dëmshpërblej, do nisin rishtas. Dhe rrjedhoj do u shtohen atyre faturave të pambaruara nga qarkullimi i kuadrove sa herë që ndërrohen qeveritë?
Janë një e tërë syresh dhe nuk e di përse i fërgëllohen me kaq qejf ca webe, kësaj ministre me sharm, si nga koha kur zbulonin armiqtë e klasës? Eshtë e habitshme se si nuk i quajmë dështim social, dështim qeveritar… Dhe i jemi kthyer atij Gjiknurit si dikur byroja politike sabotatorëve a tradhtarëve.
Ky është një absurditet nga ato që ka fytyrën e zgjatjes së jetës me propogandë të babait të dështimit, Edi Ramës. Atij që në vend të ndjesës publike shkon e hap ekspozita personale nëpër Europë. Një luks i shtrembër i Shqipërisë venezueliane. Nuk ka dështuar Gjiknuri, moj ministre, nuk ka dështuar Damiani o njerëz, por ai i pari. Ai …

Please follow and like us: