Albspirit

Media/News/Publishing

Arrestohen 39 vajza në hotelet e Tetovës dhe Gostivarit

Policia e Maqedonisë ka njoftuar se ka arrestuar 39 vajza gjatë një operacioni të kryer në hotelet e Tetovës dhe të Gostivarit. Operacioni nisi mbrëmë rreth orës 23.00 dhe ka përfunduar rreth orës 05.00 të mëngjesit e se janë kontrolluar rreptësisht së paku 5 hotele. Vajzat që janë arrestuar janë të moshave nga 20 deri 45 vjeçe. Akuza ndaj tyre është për prostitucion. Vajzat janë të etnive të ndryshme. Njëmbëdhjetë vajza janë serbe, 9 nga Shqipëria, 4 nga Bullgaria, 1 nga Bosnja e Herzegovina dhe 1 nga Kosova.

Please follow and like us: