Albspirit

Media/News/Publishing

Albina Deda Gjoci: Samiti i Diasporës, makiazh i shpifur i ‘Rilindjes’!

 

 

Në njerin nga momentet më mjerane të pushtetit të Edi Ramës,në situatën më të komplikuar dhe dëmtuese për kombin që ai ka krijuar me lançimin e projektit sllavo-serb të ndarjes së Kosovës, proklamohet Samiti i Diasporës.

Që Edi Ramën nuk e lidh asnjë qelizë e gjallë me kombin e diasporën kjo nuk ka dyshim.

Por ai mendon se me këto shashka propagandë të dala boje do krijojë perceptim të ri dhe imazh virtual.

Fakti që njera nga organizatat më të vjetra dhë më të njohura të Emigracionit “Vatra” bojkoton dhe injoron këtë samit tregon vetminë nacionale të Edi Ramës.

Asnjë medium i blerë, asnjë ndërkombëtar i përpunuar, asnjë pseudo samit mashtrimi nuk e ndalin dot pikiatën e këtij psikopati të sëmurë, i cili virusin e tij të çmendur beson ta transferojë në virus kombëtar.

Ditët që vijnë do të tregojnë fuqinë njerëzore të opozitës dhe mbarë shqiptarëve, nga ku Edi Rama do të jetë veté diaspore klandestine në ndonjë emirat sulltanor si diktatori Ben Ali i Tunizisë.

Please follow and like us: