Albspirit

Media/News/Publishing

Nora Malaj: Po fëmijëve të shkollës profesionale dhe banorëve të zonës do t’iu kërkoni falje zoti Veliu!

 

Sot Policia e Shtetit doli me një letër publike dhe ju kërkon falje biznesit për gazin helmues që hodhi ditën e protestës. Po pranojmë dhe duam të pranojmë që policia u ndërgjegjësua dhe pranoi që gaboi. Në realitet nuk gaboi, pasi cdo gjë e kishte të planifikuar. Po policia vallë e di që 200 metra larg zonës ku u hodh gazi nxënësit e shkollës profesionale të ekonomikut ishin në mësim?! A e dini zoti Veliu se cfarë paniku dhe frike iu krijua nxënësve e mësuesve?! A e dini se vetëm 50 metra larg zonës së helmuar, helmi hyri në shtëpitë e qytetarëve?! Ndaj, përtej faljes që kërkuat për biznesin, ju kërkoni falje dhe nxënësve e mësuesve të shkollës profesionale ekonomike, si dhe banorëve të zonës, grave të moshuara dhe fëmijëve të vegjël e foshnjave, të cilëve iu mbushēn dhomat e gjumit me gaz e u asfiksuan nga situata e jashtëzakonshme e krijuar? Kërkojuni falje dhe komunitetit që jeton në këtë zonë, Zoti Veliu. E di që nuk e keni të thjeshtë se ju e dini se çfarë pasoja do të ketë helmi i hedhur, po kjo nuk do të shfaqet sot, po pas disa vitesh, kur qelizat në rritje të këtyre fëmijëve të jenë dëmtuar, e sëmundjet të shfaqen me vonë! Atëherë do dëgjohet krisma e ngjarjes së helmimit të popullatës masive. Ju e bëtë ndjesën e parë…bëjeni dhe ndjesën e dytë që të shpëtoni shpirtin.

Fotografia e Nora Malaj

Please follow and like us: