Albspirit

Media/News/Publishing

Ilnisa Agolli: Mbase, kënaqësi ishte edhe kjo

Mbase, kënaqësi ishte edhe kjo
Të shihje një burrë, si pret të kryqëzohet
mbi trupin e një femre, që nuk bën asgjë në fakt
veçse vështron me dylbi nga makina
ata katër Ungjinj që kundrruall kohërash dhe tempujsh,

ishin ende të paqartë se si një burrë
pret të kryqëzohet prapë
mes fetarëve dhe atyre pa fe,
mbi trupin e një femre që nuk bën asgjë në fakt
veçse di që është vetëm 9-të
vetëm 9-të vjet më i madh se Krishti
dhe aq sa kilometrat që sot, kishte bërë

Mbase, kënaqësi ishte dhe kjo!

Please follow and like us: