Albspirit

Media/News/Publishing

Promovoi Shqipërinë, i mohojnë leje-qëndrimin blogeres britanike

Blogeres së njohur britanike Alice Taylor që prej viti jetonte në Shqipëri i është hequr leja e qendrimit në vendin tonë. Përmes një statusi në Twitter ajo bën të ditur: “Qeveria shqiptare pasi më sulmoi mua dhe partnerin tim për shkak të punës sime si gazetare dhe kritikave ndaj saj, tani ka vendosur të më anulojë rinovimin e leje-qendrimit në Shqipëri”. Më tej, Taylor shkruan “tashmë më kërkohet të largohem nga Shqipëria edhe pse kam një certifikatë mjekësore që verteton se nuk mund të udhëtoj për shkak të komplikacioneve nga shtatëzania”. Ajo jep detaje të tjera duke thënë se është në muajin e 6 të shtatzanisë dhe partneri i saj është shqiptar. Për këtë situatë ajo ka vënë në dijeni gjithë organizmat ndërkombëtarë.

Please follow and like us: