Albspirit

Media/News/Publishing

Albina Deda Gjoci: Shteti brutal i Edi Ramës inspiron dhunë tek bluzat e bardha!

Shteti brutal i Edi Ramës inspiron dhunë tek bluzat e bardha!

(Dhunohet barbarisht në Lezhë mjeku i nderuar Zef Dodaj)

 

Pasi ka instaluar dhunën kryeministrore e shtetërore si një Sulltan mesjetar me deformime psikike të theksuara, pasi ka dështuar në pseudoreformën në shëndetësi, pasi i ka dhënë qytetari krimit të organizuar dhe atij të rrugës, Edi Rama po inspiron çdo ditë çmendurinë duke toleruar dhunë çnjerëzore ndaj bluzave të bardha.

Rasti i sotëm kërkon jo vetem reagim qytetar, por dorëheqje të pa revokim të Ministres së Shëndetësisë dhe atij të Rendit.

Ngritja e dorës së dhunës ndaj simboleve të humanizmit është shenja më e dallueshme e kalbëzimit e degradimit të shtetit.