Albspirit

Media/News/Publishing

Pranvera Skana: Mbi mandatin tim si diplomate në Londër

Ndjej si detyrim që komenteve mediatike mbi SHKARKIMIN apo MBARIMIN E MANDATI TIM, t’u përgjigjem duke ju kujtuar intervistën që unë kam dhënë tre muaj më parë, ( Dhjetor 2018) ku kam deklaruar planet e mia për t’u kthyer në Shqipëri sepse ky mandat mbaron me 28 Mars 2019.

Me këtë rast, kam pafund mirënjohje dhe përulem ndaj një mundësie të artë që më është dhënë nga Z. Bushati dhe Kryeministri Rama, për të shërbyer një mandat të plotë si diplomate në Ambasadën tonë në Londër.

Një eksperiencë e adhurueshme, puna me diasporën, me të gjitha shoqatat, rrjetin e studentëve, profesionistëve, pedagogëve, që ne shume krenohemi. Ndërsa, kolegëve të mi diplomatë të kësaj ambasade dhe në veçanti Ambasadorit tonë, u them jeni modeli më brilant i të bërit diplomacinë moderne, diplomacinë e vërtete aktive. Faleminderit për eksperiencën e fituar prej jush!

Unë jam Doktore e Shkencave në Komunikim, e shkolluar në Angli me burse ekselence nga ky vend, nuk mbaj mbiemrin e një babai pasanik e të rëndësishëm, vij nga në një familje mirditase, me pesë fëmijë, ku besonim fort se shkollimi është dinjiteti më i madh në jetë dhe në fakt edukimi më ka dhënë mundësinë e denjë për kryerjen me sukses të këtij misioni fisnik siç është diplomacia.

Lexoni më poshtë intervistën:

http://www.newsbomb.al/bej-mekate-sa-vete-djalli-diplomatja-e-njohur-paralajmeron-rikthimin-se-shpejti-shihemi-ne-shqiperi-147946?fbclid=IwAR3r6o3sfIMdZzzXa09xDYJYejhs7MAgkrzLwz_HU4N3DCDTwLDZRDUNphE

Please follow and like us: