Albspirit

Media/News/Publishing

Vargje poetike nga Mimoza Pulaj

Vargje poetike shqip dhe italisht.

 

Maskilizmit
Nën tinguj sy-gjelbër,
nga hëna e zezë ngjyrosur,
të kryqëzuar e duan. Një këngë. Poezi.
Nga të çarat e buzëve si frymë e nxjerr.
Me dhembje.
E me shpresë. Qe të kalërojë.
Mbi të gjithë prozën e Galaktikës shurdhe.
Si oshtimë të kthehet. E lirë.

Maschilismo
Sotto i suoni occhio verde
dalla luna nera colorata,
incrociata la vogliono.Una canzone. Poesia.
Dalle crepe delle labbra la tiro fuori come respiro.
Con dolore.
E con speranza. Che cavalchi.
Su tutta la prosa sorda della galassia.
Come un eco torni. Libera.

Mbi një yll

Lule. Mbi një tokë të pasur, të pllenuar. Shpirt.
Bukurinë e fundit, buzëkuqe, qesh.
Në hije, e tronditur: pluhur. Fjalë që zhduket: magji!
E gjelbër. Me ëndrra të thella ngarkuar. Bulëzon.
Mbi një yll sykaltër.

Su una stella

Fiore. Su una terra ricca, feconda. L’anima.
L’ultima bellezza, labbra rosse, ride.
All’ombra scioccato:polvere. Parole che fugge: magia!
Verde. Di sogni profondi caricato. Gemma.
Su una stella occhio azzurro.

Festa ime je

Nuk e di pse të dua.
Ndoshta për çmendurine tënde,
që times i ngjan.
Të gjitha vargjet e botës lë.
Brenda meje. Si ëndrra.
Të dridhen.
Si 1001 puthjet e tua. Grafik i zjarrtë
me të kuqin e buzëve të mia ngjyer.
I dashuruar. I zemëruar.
Përsëri gënjemë: festa ime je!
Të të gënjej dhe unë: je i pari që dua!

La mia festa sei
Non so perché ti amo.
Forse per la tua pazzia
che assomiglia alla mia.
Tutti i versi del mondo lascia.
Dentro di me Come i sogni.
Che vibrano.
Come i tuoi 1001 baci. Grafico ardente
dal mio rossetto colorato.
Innamorato. Arrabbiato.
Mi inganni di nuovo: la mia festa sei!
Ti imbroglio anche io: il mio primo amore sei!

Fatet

Di ku t’i gjej.
Pranë meje ngjeshur.
Në një qartësi
të padukshme
mbështjellë.
Të trishtë dhe fitimtarë.
Shpërndajnë hapësirën
dhe bëjnë të dridhet trupi
duke ëndërruar
një përkëdhelje mërgimtare.
Gëzimplotë imi
kur puthjet i ofroj.
Dhe se ndonjëherë fshihem
duhet të vijë
të më kërkojë. E di.

I destini

So dove trovarli.
Accanto a me, stretti.
Avvolti
in un’invisibile
certezza.
Disperati e vincenti.
Costellano lo spazio
e fanno vibrare l’anima
sognando
una carezza furtiva.
Il mio
si colma di allegria
quando gli offro i baci.
E anche se a volte
mi nascondo,
deve venire
a cercarmi. Lo sa.

Dita ime
Vajzë e dashuruar.
Hënë dhe Diell qepur: fustan nusërie.
I padukshëm. I maskuar.
Kalëron mbi det.
Dhëndërr i premtuar.
E panjohur. Në krahë më bie, e verbër: zemër bote .

La mia giornata

Ragazza innamorata.
Luna e Sole cuciti: vestito da sposa.
Invisibile.Mascherato.
Cavalca sul mare.
Sposo promesso.

Sconosciuta. Mi cade nelle braccia, cieca:cuore di mondo.

Takimi
Jam formula dhe rruga.
Për të më gjetur: ti ec i lire. Pa ngarkesë.
Dashurinë e sjell une.

Incontro
Sono la formula e la via.
Per trovarmi: cammina libero. Senza carico.
L’amore lo porto io.

Please follow and like us: