Albspirit

Media/News/Publishing

Ilir Levonja: E megjithatë faleminderit Mehdi!

Image result for mehdi malkaj marr guximin

Dje mbrëma u bë virale në internet një monodramë e interpetuar nga Mehdi Malka. Titullohej ‘Marr guximin’, me autor Vangjel Kozma. Rezulton se është një dramë e shkruar disa vite më parë dhe që është interpretuar prej Mehdiut në një teatër tjetër. Një dramë me disa akte ku tema ishin tufëzimi i intelektualit apo interpordhacakët, derrat, kungujt, këlyshët, gomerët etj. Madje kjo e fundit rezulton me hori duartrokitjesh kur aktori tha se, gomerët janë krijuar për të punuar, pëllitur, hedhur dhe ndonjë shqelm ndonjëherë, por kurrë për të drejtuar punët e shtetit. Megjithatë tërësia e këtyre figura më shumë se nxjerrja në pah e këtyre intelektualëve interpodhacalë etj., më shumë se fakti që e shkatërrojmë katin e parë të shtetit dhe vazhdojmë punimet në katin e katërt a të pestë të tij, më shumë se fakti që prej kaq vitesh na kanë drejtuar dhe po na drejtojnë derrat aq më mut do shkojnë punët e vendit tonë, më shumë se fakti që prej aq kaq vitesh na dhuntojnë gomerët, poshtë e më poshtë do bëjmë etj.

Pra tërësia e këtyre krahasimeve nuk ka si qëllim faktin që të qeshim me derrat, gomerët apo intelektualë pordhacët, por na tregon me gisht ne si shoqëri, që i pranojmë derrat, gomerët dhe pordhacakët të na sundojnë, shtypin, përçajnë me të njëjta metoda otomane shekullore. Se 40 e kusur vite na i mori socializma e 30 vjet u bënë me këtë dëmdemokraci, ku ca ‘tifozë të laros e ca balos’, por kurrë respekt plotë të vetvetes. Pra tërësi e fjalës së interpretuesit dhe e horive të duarve është e gjitha një dhimbje sociale, mungesa e respektit për vetveten. Ndaj jo rastësisht sot shqiptarët janë tifozë me shumicë të palëve. Ngërthyer në një luftë palësh, aq sa është e trishtueshme të tejdebatohet një shembje teatri, të përçahet komuniteti kur mjetet e zgjedhjes janë aty dhe tërheqja është më shumë se respekt është virtyt i mendje ndriturit jo mendje mbushurit.
Eshtë e trishtueshme dhe jo rastësisht një shoqëri e tillë neglizhon deri verdiktin e saj, deri ekonimë e saj, deri drejtësinë. Shtyllat bazë dhe të munguara të këtij shteti që pretendon se ka kapur katin e shtatë pa ngritur akoma të dytin. E përgjithshmja është kjo që shqiptarë mjaft u lodhët për emrat, lodhuni një herë për vetveten se mbase e kuptoni pastaj se si u bënë Franca, Gjermania, Anglia, apo Amerika e madhe, vende ku ka fluturuar dhe po fluturon vitaliteti yt kombëtar. Dhe do ta shikoni se sa të thjeshta bëhen edhe të tjerat përmes jush se sa përmes gallofëve të tipit Edi Rama etj.

E megjithatë faleminderit Mehdi Malka se na dhe mundësinë të na njomen sytë, prekëm teatrin e vertetë, atë të cilin duket sikur e ka mbytur teknologjia, babëzia për të mundur të tjerët duke i rrjepur nga gjithçka. Por jo, aty qenka idili shpirtëror, më i fortë se çdo pordhacak, se çdo dështak, çdo derr a turi derr.

Faleminderit se është e vërtetë, erdhëm në demokraci me një uri nga uria e stomakut të diktaturës, uri që na ka transformuar duke na kthyer në qenie që gjithçka e shikojmë dhe gjykojmë me urinë e rrjepjes dhe përvetësimit, shkurt në kafshë të mirëfillta. Ndaj edhe po vdesim prej vetes dhe veç prej saj.

Please follow and like us: