Albspirit

Media/News/Publishing

Ilir Levonja: Edhe Kina mund të lejoj zgjedhje të parakohshme, asesi Shqipëria e Edi Ramës

Image result for kongresi i partise komuniste kineze

Disa webe shqiptare e kanë bërë si lajm faktin që Italia po shkon në zgjedhje të parakohëshme. Nuk ka asnjë skandal, veç mosrakordime mes palëve në koalicion dhe kaq. Kjo ndodh pas një serie situatash të tilla si në Austri, Greqi, Kosova dhe së fundi Italia. Në një farë mënyre shumë habiten se përse nuk ndodh kështu edhe me ne. Dhe gjasat nuk janë aspak si në vendet e mësipërme. Shqipëria është totalisht në një krizë sa politike, sociale, ekonomike. Por zgjedhjet e parakohëshme as nuk çohen nëpër mend. Megjithëse do ishte zgjidhja më optimale kjo edhe për të vendosur standartet europiane që fatkeqësisht vetëm tek ne nuk po instalohen. Përse vallë e kemi kaq të tmerrshme të aplikojmë standartin më elementar të një demokracie? Përse momentalisht të krijohet përshtypja se edhe Kina mund të lejoj zgjedhje të parakohëshme, asesi Shqipëria e Edi Ramës? Dhe u duhet çukitur koka opozitarizmit duke ua kujtuar me dhunë se Edi Rama pushime mund të bëj, por të dorëhiqet as mos e çoni nëpër mend. Në raport me demokracitë e tjera, përfshi edhe këto rreth nesh, ne kurrë nuk ngritëm shtet, por vetëm parti. Merrni rastin konkret të presidentit, nga njëra anë partia në pushtet ngre komision hetimor me qëllim shkarkimin e numrit një të shtetit, nuk njeh dekretimet apo anulimin e dekreteve, nga ana tjetër çon ligje pambarim për t’i dekretuar presidenti. Ky është rasti më flagrant që shqiptarët duhet të pyesin veten se përse e paguajnë një institucion me emrin presidencë? Kurrkund nuk e bëjnë? Ose ta lavdërojnë deri në qiell sa e emërojnë, pastaj ta demaskojnë deri në gropë sa ta varrosin për së gjalli.

Shqiptarët nuk e kanë krijuar kurrë shtetin e duhur, ndofta kjo ka qënë arsyeja që kanë dështuar sistematikisht dhe vazhdojmë të dështojmë duke mos u bërë asnjëherë. E vumë partinë mbi shtetin me Enver Hoxhën për 45 vjetë dhe morën si shpërblim arratinë. Megjithëse i luftuam plot 45 vjet kapitalistët, perëndimin dhe demokracinë e tyre, i pushtuam për dy ditë, po i pushtojmë dhe do vazhdojmë t’i pushtojmë duke thënë po të njëjtin refren, rroftë partia. E vumë partinë mbi shtetin edhe tani në demokraci, ndaj mos u habisni se sikur nesër Edi Rama ta shpalli non grata Skënderbeun, për një aeroplan a një xhami nga Turqia e Erdoganit, shqiptarët do grinden me njëri-tjetrin duke qenë pro ose kundër Skënderbeut. Dhe rastin konkret e keni me këtë muralin në parkun Tiranës të kundërshtarëve të regjimit të Erdoganit. Prisni ndonjë ditë kur të ngrejnë edhe ndonjë mural për kundërshtarët e regjimit të Putinit. Kurrë pra nuk kemi për të bërë shtet dhe kurrë nuk kemi për t’u bërë si austriakët jo e jo, as mos e çoni nëpër mend këtë, po as si italianët, as si grekët e as si shqiptarët në pjesën e epërme të kombit, ata që shtypi i quan dendur kosovarë dhe jo shqiptarë. Jemi soji o i infektuar nga genet, por mbi të gjitha nga kultura otomane, nga universitetet e socializmit e deri tek këta të demokracisë që prodhuan kuadro me tezga nga gjithëfarësojet. Si ka mundësi që Italia shkon kaq kollaj në zgjedhje të parakohshme? Eshtë thjeshtë, duan Italinë dhe jo Salvinin apo Conten, Legën a 5 Yjet, partitë. Dhe kur do shtetin, kur do vendin, do edhe vetveten. Kurse shqiptarët duan njëshat, partitë, e për rrjedhojë nuk kanë se si duan veten. Për më tepër italianët nuk e kanë problem nëse është vapë, a ftohtë, kohë pushimesh etj. Ngrihen e dalin, të zbythin. Kurse shqiptarët pushojnë, i kanë të gjitha, eksitohen nga Rai, nga narkotika shqiptare. Dëgjojnë pallavrat e Edi Ramës kur kërcënon Europën me intervista të blera se po futët Maqedoninë do destabilizoni rajonin etj. Ca broçkulla hajvanësh shqiptarë, që na kanë rënë për pjesë me shumicë.

Please follow and like us: