Albspirit

Media/News/Publishing

 Orjola Pampuri: Vjedhjet spektakolare dhe lajthitjet e Edi Ramës po mbajnë peng Shqipërinë e shqiptarët

Image result for orjola pampuri

Orjola Pampuri

 

Nga dita e parë e qeverisjes së Edi Ramës, Shqipërisë ç’nuk i kanë parë sytë e ç’nuk i kanë dëgjuar veshët.

E groposi administratën, duke ‘nxjerrë nga fundi i dheut’ drejtorë e shefa me precedentë penalë, deputetë të përfshirë në trafik droge e prostitucioni, e kryetarë bashkish përdhunues e trafikantë. Nga momenti që erdhi në pushtet nuk e provoi qoftë dhe një herë të vetme veten të garontë në një garë të pastër e me kandidatë me figurë të pastër, por përkundrazi sapo afroheshin zgjedhjet gjente si me qiri kandidatë nga më injorantët deri tek të inkriminuarit, duke i dhënë dhe vete nga një shtysë me paratë e drogës e duke i mbështetur me çuna problematikë që i nxjerr vetë nga burgu në kohë fushate. Sot, prej një muaji i bën reklamë punës së qeverisë, Ministrisë së Financave e tatimorëve, për suksesin e arritur kundër informalitetit, dhe në këtë aksion medemek përfshin dhe të vetët, për të shitur punën e padiferencuar të qeverise, ku para ligjit janë të gjithë njëlloj.

Jo more “zotëri”, shqiptarëve tashmë u ka kaluar verbëria nga hiri që u hodhe për 6 vite me rradhë. Ti s’mund të mbulosh aferën e check up-it, s’mund të mbulosh aferat korruptive të rrugëve, të unazës së re, Milot-Balldren, Dukat-Radhimë, tenderin korruptiv të teatrit, kullën e stadiumit, përfshi dhe stadiumin këtu, ku janë vjedhur qindra miliona euro në kurriz të qytetarëve. Sot shteti është në prag falimentimi, arka e shtetit është thuajse bosh, borxhi publik është rritur dhe ti me dhunë po vjel para, nga shezlongjet e hotelet, dhe këtë në mënyrë selektive apo paturpësisht, në këmbim të ndonjë bakshishi të majmë. Ky je ti, Edi Rama, një hajdut patologjik që e rrënove këtë vend. Dy epoka do mbaj mend me dhimbje ky vend, atë të diktatorit dhe të pinjollit e pinjollëve të tij sot në pushtet. Tetori ështe fundi yt, dhe dita kur Shqipëria do të marrë kthesën e madhe. Moshapja e negociatave është largimi i panegociueshëm i yti, Edi Rama, me dëshirën tënde në rastin më të mirë, dhe si domosdoshmëri me vullnetin e panegociueshëm të qytetarëve.

Shqipëria e shqiptarët nuk durojnë më arrogantë e delirantë, si ti që pushtetin e përdorin për të përmbushur nevojat e boshllëqet e veta duke u pirë gjakun e varfëruar qytetarët, duke përzënë profesionistë të aftë, të rinj e të reja e duke triumfuar lakuriq në boshllëk. Kjo është nevoja dhe dëshira perverse e një dështaku si ti, fundi i të cilit do të shënojë historinë.

Asnjë hap pas.

Kushdo që bën krahasime, analiza të thelluara filozofike, nuk është gjë tjetër veçse patericë e një deliranti patologjik. Pa Edi Ramën Shqipëria do jetë ndryshe. Modeli i tij nuk i përket asnjë qytetari të moralshëm e të ndershëm.

Please follow and like us: