Albspirit

Media/News/Publishing

Kush është ish-polici që u ekzekutua në atentat në Tiranë?

Një atentat i tipit mafioz ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në Tiranë rreth orës 22.15. Një person është ekzekutuar brenda në makinën e tij tip BMW X5 në rrugën “Xhanfize Keko” në zonën e ish-Kinostudios. Burime paraprake thanë se viktima është S. Malko. Në prill të 2016-ën ky person ka punuar për pak kohë si pjesë e policisë së shtetit pjesë e patrullave. Në këtë kohë ai ka pasur një konflikt që lidhej me çështjen e basteve sportive. Burime në vendin e ngjarjes thonë se autorët janë larguar më pas për të humbur gjurmët në drejtim të Freskut. Në vendin e ngjarjes ndodhen forca të shumta të policisë.

Please follow and like us: