Albspirit

Media/News/Publishing

Olimpia Smajlaj: Susanna and the Elders (1610) – Artemisia Gentileschi

Fotografia e Olimpia Smajlaj

Susanna and the Elders (1610) – Artemisia Gentileschi

Konsiderohet si një nga piktoret më të mëdha të Baroque-ut, suksesore e Caravaggios.
Mësoi pikturën kur asistonte të atin piktor Orazion (pa qëllimin e këtij të fundit), i cili përkundrazi nuk ishte dakort me drejtimin e saj dhe u mundua ta çonte disa herë në manastir, si një nga dy opsionet e grave dhe vajzave të asaj kohe, manastir ose grua familjare. Pasi dikur e pranoi disi, filloi ta reklamonte të bijën më shumë si Artiste Femër sesa thjesht Artiste.
12 vjeç i vdes e ëma dhe pas 5 vitesh në moshën 17-vjeçare përdhunohet nga Agostino Tassi, instruktori i pikturës dhe njëkohësisht shok biznesi i babait të saj. Kjo gjë hapi një gjyq disa mujor, ku ajo iu nënshtrua edhe torturës “sibille” që konsistonte në lidhjen e gishtave me litarë dhe tërheqjen progresive, kjo për të kuptuar a po rrëfente të vërtetën. Në fund fare ai dënohet me 5 vite burg dhe gjithsesi nuk bën asnjë. Të paktën reputacioni i saj ruhet disi dhe pas ca kohësh martohet në Firence ku dhe ushtron tamam pikturën.
#inspirationoftheday

Please follow and like us: