Albspirit

Media/News/Publishing

Mimoza Bici: Rri dhe pak…

Fotografia e Mimoza Bici

 

Të përkëdhel dhe pak
në ke zot, rri dhe pak
edhe pak rri në shtrat.
Dridhem lakuriqësuar
e pres të më veshësh aromës tënde.
Kam etje shumë pë ty
dridhem dhe kur nuk je pranë.

Por ti ikën, ikën
rri dhe pak,
ka pranverë dhe këtu
në këtë tokë të trazuar…
Ti largohesh për më shumë jetë
Mos ik zemër
edhe këtu bëhet dashuri
Toka, ajri janë njē
Shpirtin tim s’ka perëndi
ta qetesoj tani
sa jeton Ti.

Por Ti nuk je si unë
Ti vetëm më plotëson
zgjimit në këtë tokë
E unë nuk bëj dot pa ty
Je më shumë se diell
ëndrrat m’i trazon

Rri dhe pak zemër, rri
mos ik…
Ka pranverë dhe këtu, shpirt
Mos u tremb nga shushunjat
janë sot kudo, shpirt.
Të rrinë pranë, të ledhatojnë
trupin ta helmojnë.
Rri dhe pak rri,
ka pranverë dhe këtu.
Toka ime e dashur sa të dua
Dashuria ime tek ti bekuar
Rri dhe pak shpirt,
të përkëdhel dhe pak
në ke zot, rri dhe pak…

(Mimoza Bici, nga cikli i poezive “Për të gjithë të pafajshmit”, 1 shtator 2019).

Please follow and like us: