Albspirit

Media/News/Publishing

Xhoi Jakaj & Erion Kristo, në misionin bamirës pa zhurmë dhe bujë

 

 

Xhoi Jakaj & Erion Kristo ngacmojnë me nje foto dhe mbi Erionin vërshojnë komentet. Janë të dy shumë aktivë, me shumë ndjekës në rrjetet sociale, të dy pedagogë, shkruajnë për fëmijë dhe adoleshentë, janë personazhe mediash, fotografia i do shumë, bëjnë së bashku edhe bamirësi, por kanë dhe shumë adhurues nga studentët dhe dashamirësit e tyre që i ndjekin nga pas për të zhvilluar bamirësinë vullnetarisht, janë si thuhet në gjuhë popullore “tren me shumë vagona”.

Më 30 gusht ata treguan se edhe mes të verës kur të gjithë janë pushim, arritën të mblidhnin rreth 200 veta në një sallë në kryeqytet, (pranë Fondacionit Ivanaj) media e portale dhe treguan se nëse shqiptarët bëhen bashkë ata munden të bëjmë vepra të mira, me dashuri të madhe. Janë dy protagonistë që duhen marrë shembull nga të gjithë, madje edhe një model përkundër shoqatave të shumta jofitmprurëse që e shohin veprimtarinë e tyre jo si mision krejt të veçantë, si një dimension i domosdoshëm, por si një mënyrë për t’u pasuruar vetë.

Ishte nisma personale e dr. Xhoi Jakaj që për gati një muaj të përkushtohej ndaj fëmijëve me probleme të autizmit. Ata nuk arritën që të ndryshojnë jetën e tyre, por arritën ta përmirësojmë atë me disa elementë jetësorë si:

  • Kurse të ndryshme,
  • Terapi në grup,
  • Elementë artistikë,
  • Pako për fillimin e shkollës për fëmijët,
  • Pako ushqimore për prindërit,
  • Një aktivitet i madh artistik ku performojnë vetë fëmijët.

Siç thotë organizatorja “ishte e vështirë, por ia dolëm… Nëse ke shpirt human, gjithnjë arrin të realizosh vepra të mira që lënë gjurmë në jetën e njeriut. Ky është misioni im…të bëj njerëz të buzëqeshin me disa grimca dashurie që mundohem të shpërndaj kudo ku punoj dhe jetoj… Unë aspiroj për një shoqëri paqësore”!

Nismës së Xhoi Jakajt iu bashkua edhe pedagogu dhe intelektuali i njohur Erion Kristo, drejtues prej vitesh edhe i një emisioni televiziv dhe shumë aktin në jetën e shoqërisë civile. Të dy së bashku ata u bënë strumbullari i veprimtarisë duke qenë nxitës dhe inkurajues për grupin vullnetar, por edhe për shumë të tjerë që duan të punojnë në heshtje për bamirësinë.

Please follow and like us: