Albspirit

Media/News/Publishing

Senatorët Murphy dhe Johnson do të vizitojnë Kosovën dhe Serbinë

Related image

 

 

Washington, 3 shtator 2019 -Dy senatorët amerikanë, demokrati Chris Murphy dhe republikani, Ron Johnson, pritet të qëndrojnë gjatë javës në Kosovë dhe Serbi, për të diskutuar me udhëheqësit e të dyja vendeve lidhur me procesin e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.

Të dy senatorëve u është ndaluar një vizitë e planifikuar në Moskë, ku do të qëndrojë një delegacion i Kongresit amerikan.

“Rusia nuk na lejon brenda, por Ron Johnson dhe unë do të vizitojmë Ukrainën, Serbinë dhe Kosovën këtë javë, për të dëshmuar mbështetjen dypartiake për qeverinë e re të Ukrainës dhe për bisedimet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, shkroi senatori Murphy në një postim në rrjetin twitter.

Vizita e tyre në Ballkan ndodhë pak ditë pasi që sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo emëroi zëvendës ndihmësin e tij Matthew Palmer si Përfaqësuesin e Posaçëm për Ballkanin Perëndimor.

Emërimi i tij shihet si një dëshmi e përfshirjes më të madhe të Shteteve të Bashkuara në procesin e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. (Zëri i Amerikës)

Please follow and like us: