Albspirit

Media/News/Publishing

Taulant Muka: Z. Dritan Hila, ju duhet të kërkoni ndjesë publike!

Fotografia e Taulant Muka

Ju nuk keni kapacitetin për të lexuar dhe kuptuar CV-në e një akademiku. Ju jo vetëm sulmuat dhe u përpoqët të hidhni baltë ndaj një shqiptari që po ndërton një karrierë akademike jashtë vendit, por si shembull pozitiv për shqiptarët për t’ju hedhur hi syve promovuat një vjedhës të titujve profesor. Po z. Hila, rektori i Universitetit të Elbasanit ka vjedhur titullin akademik në kundërshtim me ligjin e arsimit të lartë. Z. Topi ka marrë titullin profesor në 9 mars 2011, por deri në vitin 2018 nuk ka patur asnjë botim me faktor impakti sikur e përcaktonte ligji. Jo vetëm kaq, por në një kontroll të botimit të parë që gjeta në internet me z. Topin autor, brenda 5 minutave kuptova që artikulli është i kopjuar 100% nga një raport i Organizatës Botërore (sikurse mund të shihet në foto). Më duhet t’ju kujtoj gjithashtu se Skënder Topi me tarifat e studentëve ka blerë dhe makinë mbi 77 milionë lekë, ndërkohë që Universiteti i Elbasanit ka nevoja urgjente në infrastrukturë! Jemi lodhur me promovimin e njerëzve që vetëm kanë abuzuar me pushtetin që i kemi dhënë!

Kërkoni ndjesë publike!

Artikulli i z.Topi: http://ijmh.ielas.org/index.php/ijmh/article/view/22/35

Artikulli origjinal: http://www.sfes.info/…/1011_WHO_implementing_health_in_EU.p…

Please follow and like us: