Albspirit

Media/News/Publishing

Fyeu Erdogan, drejtuesja e opozitës në Stamboll dënohet me 10 vite burg

Canan Kaftancioglu, kryetarja e partisë kryesore opozitare CHP në Stamboll është dënuar më 10 vite burg, pasi akuzohet për propagandë terroriste dhe fyerje ndaj shtetit turk.

47-vjeçarja kishte bërë disa postime kundër qeverisë dhe Erdogan, ndërsa ka qenë një nga personat më të rëndësishëm të opozitës që luajti një rol kyç në fitoren e kandidatit të kësaj partie në zgjedhjet lokale të qershorit.

Pas dënimit të 47-vjeçares, bashkëshorti i saj është shprehur për mediat se në Turqi nuk ka drejtësi dhe se gjyqtarët dhe prokurorët përdoren nga Presidenti. Ai shton se bashkëshortja e tij u dënua për shkak se opozita arriti sukses në Stamboll përmes punës së saj, duke shkaktuar kështu rënien e partisë së Erdogan.

Please follow and like us: