Albspirit

Media/News/Publishing

Natasha Lako: Zemra e De Radës

Image result for de rada

 

Sot pas tërmetit, m’u kujtua përsëri De Rada,

Dhe ëndrra ime me emrin e tij, autostrada,

Pa ditur që jetoj në një vend ku ndalohet edhe mendja.

 

Oh,

mësuesi më thosh, se De Rada, ky gjeni i shqiptarëve

Përdorte zgjidhje deux ex machin (e) a, kur nuk kishte tjetër,

E mundshme ishte dashuria, kur të gjithë muret mund të binin.

 

Gënjente De Rada, sepse ishte e vërteta,

Më të gjithë VKM- si deux machine që ka jeta.

 

Me ndarjet e mëdha, të vetë lotit, zemrës dhe mureve,

De Rada më vështron në Tiranën e të sertëve, por të frikësuar.

 

Gjejeni tani në këtë natë të zhytur përsëri në ëndrra,

Me njëqind tronditje dhe me mijra zemra.

 

Harrohet çdo çast,

Në një vend ku harrohet edhe harrimi,

 

Zemër e De Rades, si një re po ndalon.

21 shtator, ora 18.25.

Please follow and like us: