Albspirit

Media/News/Publishing

Sadik Bejko: I DËSHTUARI

 Image result for sadik bejko

 

Nuk kanë mbetur iluzione, as dhembje.
Një fantazmë kur e kur ta grushton ballin:
copë-copë bje andej allçi e mpirjes,
ndërmend tek ti ende të gjallin.

Çou, ec, riprovoje jetën, kobin a mërgimin
– çantë shpine janë këto-
tonat janë, pajë e njerëzimit;

tani a prej kohe dhe gulagët,
dhomat e gazit, masakrat
aty mbi ne janë, vijnë e ikin
si reja e kalbur mbi të lashtat.

Nuk ke iluzione?
Kjo mund të jetë gjë e mirë.
Njeri, dil prapë para vetes,
dil në diell!
Gjithandej mund të ketë errësirë.

Please follow and like us: