Albspirit

Media/News/Publishing

Ardiana D. Allamani: Quo vadis shoqëria shqiptare?

Fotografia e Ardiana D Allamani

 

Për një çast ndalova për të menduar vetëm, ku ishim, ku jemi, ku do shkojmë! Ah, sa botë e keqe po vjen, sa njerëz të ndyrë, sa pak shpresa dhe sa shumë hipokrizi, sa pak ëndrra dhe sa shumë njerëz me xhepa plot… sa shumë injorantë, hipokritë, njerez pa nivel, pa karakter, pa moral, pa besë, pa fe, shpirtvegjël në mendje e zemër!

Çfarë po ndodh? Çdo ditë e më shumë vajzat po shiten për një xhiro me makinë, zonjat po shiten për poste me diploma pa bojë, të moshuara që mundohen në dukje të imitojnë të rejat për të kapur një dashnor më të ri se vetja, duke ngritur gjoksin e bythët, duke dëshiruar komplimenta tërë kohën si të ishin vajza e llastuar e babit… djem, burra, zotërinj e të moshuar duke pritur ‘peshkun e radhës’ brenda X6, duke pritur dashnoren e duke lënë familjen, duke pritur gotën e radhës së alkoolit, lloton e fituar, tenderin e korruptuar, postin e partisë e lekët nga vjedhja që i bëhet cdo orë të ditës fukarait të shkretë!

Çdo ditë e më shumë situata po bëhet më keq, ka agravuar deri aty ku as Zoti nuk po na duron më… i madhi Zot para disa ditësh na dha një mësim të jashtëzakonshëm (ku të gjithë me në krye këto palo njerëz u mblodhën si këlyshët e gorës duke e lutur që situata të qetësohet).

Çudia më e madhe 3 ditë zgjat!

Këlyshët, zonjat e vajzat kurva, manjakët, të korruptuarit, hajdutët… e harruan TËRMETIN, e harruan Zotin, harruan se janë thjesht minj halesh dhe asgjë tjetër!

Çfarë do bëhet me ato njerëz që ende jetojnë për moral, besnikëri, ëndrra e ndershmëri?!

Deri kur këto këlyshë do i pengojnë në rrugën e tyre të drejtë? Deri kur këto zonja\zotërinj kurva do mendojnë që mund të shfrytëzojnë, ulin, personat që ëndërrojnë të kapin yjet?!

Deri kur? Deri në momentit që Karma të funksionojnë te fëmijët, te të afërmit e tyre!?

Ah plehra njerëz, ju keni qenë, jeni dhe do të jeni gjithmonë një leckë e sapo blerë, e mbajtur mirë derisa ngjyra t’i dalë për t’u flakur në koshin e plehrave për një person që ëndërron ndershmërisht.

Please follow and like us: