Albspirit

Media/News/Publishing

Gazetarja e njohur ndërron jetë në moshën 27-vjeçare

Gazetarja e njohur, Hanna Yusuf, ka ndërruar jetë në moshën 27-vjeçare. Lajmin e hidhur e ka bërë me dije drejtori i lajmeve të “BBC” Fran Unsworth, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale por pa dhënë shkakun e vdekjes së saj. Ai u shpreh se Hanna ishte një gazetare e re dhe tejet korrekte, e cila u admirua gjerësisht nga publiku. Në vitin 2015 ajo tërhoqi vëmendjen e të gjitha mediave, pasi në një intervistë për “The Guardian” tregoi vendimin e saj për të veshur hixhabin, duke argumentuar se “kjo nuk ka të bëjë me shtypjen e grave, por është një deklaratë feministe”. Hanna fliste rrjedhshëm gjashtë gjuhë, duke përfshirë atë somaleze dhe arabishte, ndërsa përpara se ti bashkohej rrjetit prestigjoz të BBC, gazetarja shkroi edhe për media të tjera përfshirë The Guardian, The Independent, Times.

Please follow and like us: