Albspirit

Media/News/Publishing

Kadastrës së Durrësit i humbet vula, arrestohet drejtori Liridon Pula

Policia e Durrësit ka arrestuar drejtorin e Kadastrës në këtë qytet, Liridon Pula. 36-vjeçari dyshohet se, së bashku edhe me zyrtarë të tjerë, kanë tjetërsuar dhe abuzuar me pronat, kryesisht në bregdet. Gjykata e Durrësit ka dhënë ndaj tij masën ‘arrest me burg’ për shpërdorim detyre. Pula ishte në krye të Agjensisë Shtetërore të Kadastrës Durrës prej muajt Maj të këtij viti. Aktualisht të dy nën drejtorët e Kadastrës së Durrësit, janë pezulluar  pasi janë nën hetim. Ndërkohë që ish-drejtori i ALUIZNI-t të qytetit te Durrësit, Flamur Gjuzi është në kërkim nga policia po për abuzime me regjistrimin e pronave.

Please follow and like us: