Albspirit

Media/News/Publishing

Çmimin Nobel për mjekësi e marrin tre shkencëtarë anglishtfolës

Dy shkencëtarë amerikanë dhe një shkencëtar anglez janë fituesit e sivjetëm të Çmimit Nobel në mjekësi, raporton REL. Komiteti i Nobelit i vlerësoi zbulimet e tyre për mënyrën se si qelizat njerëzore përshtaten me disponueshmërinë e oksigjenit. “Zbulimet e treshes i kanë hapur rrugën strategjive të reja për të luftuar aneminë, kancerin dhe shumë sëmundje të tjera”, tha Komiteti. “Shkencëtarët William Kaelin, Peter Ratcliffe dhe Gregg Semenza vendosën bazën për të kuptuar se si nivelet e oksigjenit ndikojnë në metabolizmin qelizor dhe në funksionin fiziologjik, thuhet në deklaratën e Komitetit. Treshja do të ndajnë midis tyre çmimin prej rreth një million dollarësh. Që nga viti 1901, ky është çmimi i 110-të që ndahet për mjekësi.

Please follow and like us: