Albspirit

Media/News/Publishing

Mimoza Bici: Do të doja të ishte ndryshe

Image may contain: Mimoza Bici, smiling, tree, child and outdoor

Do të doja të ishte ndryshe kjo ditë
Të ish vetëm e imja
Por s’mund të jetë kur ti je vet i dytë
E dytë kërkoj të jem me shpirtin tim.

Do të doja të ishte ndryshe kjo natë
Të ish vetëm e jotja
Por s’mund të jetë kur jam vet i dytë
I dytë kërkon të jesh me trupin tënd.

As unë as ti për njëri-tjetrin
as dy, as një nuk jemi më
Tani pres të fryj si era
të strukem diku ku bën ngrohtë
po fillojnë shirat
i ftohti acar
më ftohtë se ç’isha nuk bëhet më
asnjëherë nuk kam bërë dashuri
as nuk do të mundem më, e di.
Luaj lojra me të luajturit e mi
lojë e pafund kjo histori
Jetojmë epokën:
han njeriu njerinë.

(Mimoza Bici. Poezi nga cikli i poezive “Për të gjithë të pafajshmit”. Tiranë, tetor 2019).

Please follow and like us: