Albspirit

Media/News/Publishing

Viktor Zhusti merr çmimin e madh në festivalin e filmit në Irak

Në Irak është mbajtur dhe fesitivali i filmit, ku morën pjesë 154 filma nga 78 shtete në botë. Sipas faqes kryesore të festivalit, shkruhet se mes tyre ishte dhe filmi shqiptar ” Delegacioni”.

Lajm i mirë është se Viktor Zhusti mori titullin ‘Aktori më i mirë’. Në këtë film, Zhusti luan rolin e një intelektuali të burgosur, i cili zgjedh të sakrifikojë lirinë e tij, sesa të bëhet vegël e lojrave të pushtetit.

Festivali i filmit i quajtur “Slemani International Film Festival” është dhe një nga festivalet më të rëndësishme të filmit dhe aktori shqiptar Viktor Zhusti na bëri të tërë krenar me marrjen e çmimit të rëndësishëm.

 

http://www.slemanifest.com/aboutFilm?id=38

Please follow and like us: