Albspirit

Media/News/Publishing

Zv.ambasadori i SHBA: Shoqëria civile është gjaku i një demokracie të gjallë

Daniel Koski

Jam i kënaqur të shoh kaq shumë njerëz sot që kanë rrokur shpirtin e vullnetarizmit, aktivizmit dhe përgjegjësisë qytetare. Jam gjithashtu i lumtur që shoh kaq shumë organizata të përfaqësuara në Ditën e dytë Kombëtare të Aktivizmit.

Forcimi i demokracisë së Shqipërisë është një nga përparësitë më të larta të Qeverisë së Sh.B.A në Shqipëri. Ambasada e Shteteve të Bashkuara po e ndjek këtë qëllim përmes Programeve tona të Komisionit të Demokracisë, nismave tona antikorrupsion, projekteve tona të zhvillimit, avokimit tonë për reformën zgjedhore dhe mbështetjen tonë për Ditën Kombëtare të Aktivizmit.  Dua të falënderoj Co-Plan, Institutin për Zhvillimin e Habitatit për punën e tij për ta kthyer këtë ditë një traditë vjetore.

Si anëtarë të shoqërisë civile, ju luani një rol të domosdoshëm në dhënien formë të demokracisë së Shqipërisë.  Shoqëria civile është gjaku i një demokracie të gjallë. Një shoqëri e fortë civile mund të shërbejë si rojtare, duke i mbajtur institucionet përgjegjëse dhe duke luftuar korrupsionin. Kjo gjithashtu mund të përkrahë kauza dhe të sjellë ndryshime të rëndësishme të politikave përmes aktivizmit dhe avokimit.

Shpresoj që kjo ditë të frymëzojë një brez aktivistësh të rinj. Megjithatë, avokimi i suksesshëm nuk mund të arrihet vetëm në një ditë; përkundrazi, kërkon një përkushtim të qëndrueshëm që përfshin ditë, javë, apo edhe vite. Kjo kërkon vendosmërinë për të vazhduar edhe kur dështimi duket i sigurt. Kërkon përkushtim edhe kur duket se nuk i intereson askujt tjetër. Ju nxis që të merrni përsipër këtë angazhim, të trajtoni problemet e vështira dhe të punoni për t’i bërë zërat tuaj që të dëgjohen. Ambasada e Shteteve të Bashkuara është këtu për t’ju ndihmuar që të ngrini zërin.

*Fjalimi i Zv. Ambasadorit në Detyrë, Daniel Koski në Ditën Ndërkombëtare të Aktivizmit

Please follow and like us: