Albspirit

Media/News/Publishing

Biznesmeni i njohur, apel kryeministrit: Di ndonjë mënyrë si të sillemi me këta mostrat e OSHEE?!

 

Siç ju kemi njoftur në shkrimet e mëparshme, OSHEE (Operatori i Shpërndarjes se Energjisë Elektrike) vazhdon të mos njohë gjuhën zyrtare të komunikimit me shkresa me klientët e saj dhe për më tepër ata të mëdhenjtë dhe më të rregulltit!

Përfaqësues të OSHEE vazhdojnë të paraqiten tek Kompania ‘Neranxi’ pa një komunkim zyrtar shkresor dhe duket duan të jenë pronarë tek prona e tjetrit, ose në rastin më të mirë nuk kanë konceptim minimal qytetar se çfarë do të thotë pronë private!

Sigurisht, për të mos folur për konceptin juridik të cilin duket as që e njohin fare…!

Kompania Neranxi vazhdon të kundërshtojë një veprim të OSHEE për ndërrimin e një matësi elektronik kundrejt të cilit beson se mund të manipulohet lehtësisht në distancë nga pronari i ardhshëm i saj!

Me shkresa zyrtare i kërkon OSHEE që ta vendosë këtë matës të ri, por të mbajë dhe të vjetrin manual që vetë Kompnaia të bëjë një krahasim midis të dyve deri sa të bindet dhe, përderisa bëhet fjalë për një projekt pilot, pra projekt në provë, dyshimi quhet edhe i pranueshëm!

Kompania ‘Neranxi’ është një nga përdoruesit e mëdhenj të energjisë dhe për korrektësi ndaj faturave të kripura të energjisë është falenderuar dhe marrë si shembull edhe nga kryeministri Edi Rama, i cili e ka falenderuar, jo rastësisht, shkresërisht këtë kompani shqiptare si paguese të rregullt të energjisë elektrike!

Çfarë ndodh në rastin konkret!? Kjo kompani pothujase plotësisht private, OSSHE pra, që po aplikon një projekt pilot, pra eksperimental, nuk i përgjigjet shkresave zyrtare të kompanisë tjetër private, pra Kompanisë Neranxi, por lëshon një urdhër ekzekutes për punëtoret e saj privatë!

Urdhëri nuk konsideron aspak faktin që do implementohet në një pronë të tjetrit dhe jo të sajën!

Kjo situatë absurde bën që presidenti i Kompania Neranxi, z. Nikollaq Neranxi në një status të tij në rrjetin social të Facebook i bën me dije këtë absurditet ligjor kryeministrit Edi Rama dhe e pyet se nëse një ndonjë rrugë tjetër ligjore për tu marrë me banditët e OSHEE-‘se, siç i cilëson ai ata të cilët duke parë videon lënë shumë për të dëshiruar në mënyrë komunikimi!

Biznesmeni i njohur apel kryeministrit: Di ndonje menyre si te sillemi me keta mostrat e OSHEE?!

Ja dhe statusi i plotë i Nikollaq Neranxit

 

Po ndodh tani! Banditët e OSHEE kërkojnë të hyjnë me forcë në pronë private! Kërkojmë ndihmën e policisë dhe vjen e ndihmon banditët e OSHEE dhe jo Kompaninë private falë taksave të së cilës, marrin rrogën!

OSHEE ka mbi një muaj që i bën presion Kompanisë Neranxi sepse kërkon të vërë me forcë një matës dixhital! Ne kemi kërkuar që kjo gjë të bëhet me shkresa zyrtare, pasi jemi informuar që matësat dixhital janë të manipulueshëm nga zyrat e OSHEE!

Ndërsa këta që shihni këtu nuk njohin gjuhë zyrtare, por vetëm atë të forcës! Edhe ne do i përgjigjemi me të njëjtën mënyrë!

Edi Rama, nëse di ndonjë mënyrë tjetër se si të sillemi me këta mostrat këtu, mund të na e sugjeroni!?

 

Po ndodh tani! Banditet e OSHEE kerkojne te hyjne me force ne prone private! Kerkojme ndihmen e policise dhe vjen e ndihmon banditet e OSHEE dhe jo Kompanine private fale taksave te se ciles, marrin rrogen! OSHEE ka mbi nje muaj qe i ben presion Kompanise Neranxi sepse kerkon te vere me force nje mates dixhital! Ne kemi kerkuar qe kjo gje te behet me shkresa zyrtare, pasi jemi informuar qe matesat dixhital jane te manipulueshem nga zyrat e OSHEE! Ndersa keta qe shihni ketu nuk njohin gjuhe zyrtare, por vetem ate te forces! Edhe ne do i pergjigjemi me te njejten menyre! Edi Rama, nese di ndonje menyre tjeter se si te sillemi me keta mostrat ketu, mund te na e sugjeroni!

Posted by Nikollaq Neranxi on Friday, October 25, 2019

 

Please follow and like us: