Albspirit

Media/News/Publishing

Vdes pedofili i rrezikshëm, e therin me biçak në burg

Pedofili i rrezikshëm nga Britania, Richard Huckle ka gjetur vdekjen në qelinë e burgut. Sipas raporteve, ai humbi jetën pasi e therën me biçak. 33-vjeçari u dënua me 25 vite burg për 191 abuzime seksuale ndaj fëmijëve. Trupi i tij i pajetë u gjet në dysheme. Burgu “Full Sutton” ku ai qëndronte, njihet për të dënuarit më të dhunshëm e të rrezikshëm në botë. Një i burgosur tjetër është futur në izolim, ndërsa Policia ka nisur hetimet për vrasje. Richard u vetëquajt “Pedofili i vitit” dhe mburrej për abuzimin me të miturit në një blog. Në dokumentet që çuan burgosjen e tij, përfshiheshin filmime duke dhunuar fëmijë e bebe. Që në moshën 19 vjeçare, ai mblodhi 20 mijë imazhe mahnitëse të abuzimit të fëmijëve që i shiti për fitime.

Please follow and like us: