Albspirit

Media/News/Publishing

Gentiana Ibishi duket mahnitëse në setin e ri fotografik

Meqenëse jetojmë në një kohë kur rrjetet sociale marrin një kohë goxha të madhe të jetës sonë, në ditët e sotme ka mjaft dashamirëse të modës, të cilat shfaqin idetë dhe dashurinë e tyre për modën në Instagram, Facebook apo edhe në rrjetet sociale të tyre personale.

Një nga këto është edhe moderatorja nga Tetova Gentiana Ibishi.

Gentiana është aktive në rrjete sociale, në të cilat kohë pas kohe sjell imazhe të reja.

Gentiana Ibishi nga Tetova njëherit edhe moderatorja e “Top Estrada Tv” tanimë e njohur për publikun tetovar ka shkëlqyer në gjitha aktivitet si në modelim, fotografi dhe prezantuese me emisionet televizive.

Këto ditë, ajo ka realizuar një set të ri fotografik, ndërsa disa prej imazheve i ka publikuar në rrjetet sociale.

Gentiana duket super tërheqëse, sikur ka dalë nga ndonjë përrallë, në setin e realizuar.

Gentiana në çdo emision i habitë të gjithë me pamjen e saj të bukur. Ajo gjithashtu komentohet shumë edhe nga ndjekësit e saj në rrjetet sociale duke u shndërruar në një personazh të preferuar të publikut.

Por, përveç pamjes së saj ajo është e përkushtuar në punën që bën. Angazhimi i saj si moderatore ka filluar vite më parë në emisionet televizive që ka udhëhequr ajo.

Gentiana pranoi shumë komente nga ana e ndjekësve, të cilët e komplimentuan atë për këtë paraqitje.

 

Please follow and like us: