Albspirit

Media/News/Publishing

Bedri Blloshmi: Kryetari i Rilindjes me thesin me shejtanë përpara

 

Image result for bedri blloshmi"

Gati tre vjet të zhurmshme për “reformën në drejtësi” duke shkatërruar të gjitha gjykatat, përzgjedhur disa nga shejtanët e grumbulluar në thesin 70 vjeçar të krimeve në Shqipëri. Kush i fut duart në përzgjedhje? A janë bijtë e baballarëve që shkatërruan këtë vend? Si mund të besojë opinion publik shqiptar për të gjitha sa thuhen. Trumpetohet me të madhe se Vettingun po e bëjnë ndërkombëtarët. Po cilin pyesin ndërkombëtarët? Kush u jep informacion atyre për ata anëtarë që e kalojnë ylberin e “drejtësisë”. Për çudi shumë nga të përzgjedhurit janë bij vrasësish. Një nga hetuesit që torturoi Gencin dhe Vilsonin në qelitë e Librazhdit ishte Ligor Kondili, ndërsa djali i tij, Edvin Kondili e kaloi kapitullin e pastërtisë së figurës me sukses. A thua se dhe ky është përzgjedhur nga ndërkombëtarët? Kryetari i Komitetit Ekzekutiv në Librazhd, Hysen Faqolli ka bërë protokollin e gjyqit për të pushkatuar Gencin dhe Vilsonin e djali i tij Astrit Faqolli ‘kalon ylberin’ përsëri pa asnjë vështirësi, edhe ky do jetë përzgjedhur nga ndërkombëtarët. Kryeministri ka treguar dhe po tregon interesim  të veçantë për sigurimsat dhe bijtë e komunistave që t’i shpërblejë me poste sa më të lartë, siç janë strukturat e reja që po krijohen në drejtësi. Tjetër hetues, Novruz Hamiti, bashkëpunues me Ligorin në torturimin e Gencit, Vilsonit dhe mua në Librazhd, e bija e tij shpërblehet nga Rilindja si shefe komisariati në këtë degë. Tjetër kriminel ishte nënkryetari i Degës së Punëve të Brendshme i cili torturonte Gencin që kishte për bashkëshorte bijën e Kol Rodhës. Babi i Spiros ka punuar si teneqexhi në këtë familje. Djali i Spiro Lerës, Niko Lera është i shpërblyer për punën e të atit me post në Ministrinë e Financave. Djali i Genc Lekës po vuan për një kore bukë, i sëmurë në Korçë. Të tjerë sigurimsa janë futur tek autoriteti i mbylljes së dosjeve ku oficeri i Sigurimit punon familjarisht aty, po ashtu dhe disa spiunë të tjerë punojnë në këtë autoritet. Nëse kërkon dosjen tënde personale, të sorrollasin dhe kërkojnë të paguash një faturë për të gjetur spiunët që të kanë raportuar në burg. Në atë Autoritet është dhë një fondacion “Harabeli” që merr fonde pa e ditur se çfarë pune bëjnë. Duke përfunduar po i drejtohem Kontrollit të Lartë të Shtetit për të zbardhur shpenzimet e këtij institucioni shtetëror.

 

Please follow and like us: