Albspirit

Media/News/Publishing

Lazim Destani: Në 25 vjetorin e themelimit të universitetit të parë në gjuhën shqipe në Maqedoni, Universitetit të Tetovës

Image may contain: 3 people, people smiling, people standing, sky and outdoor
 

Sot, me rastin e kremtimit të 25 vjetorit të themelimit të universitetit të parë në gjuhën shqipe në Maqedoni, Universitetit të Tetovës, kam emocione dhe krenari të veçantë.
Falënderoj të gjithë veprimtarët, si nga vendi ashtu dhe ata nga diaspora shqiptare, që me shumë mund e sakrificë e mbajtëm gjallë dhe çuam përpara vizionin tonë të përbashkët për arsimin shqip.
Çdo storje ngadhnjimi e ka njeriun e parë të saj, njeriun që i prin misionit deri në bërjen e tij realitet. E këtillë ishte figura e Rektorit të Parë të Universitetit të Tetovës, Fadil Sulejmani.
Për nder të kësaj figure të shquar, jam i lumtur që Universiteti i Tetovës me në krye Rektorin Vullnet Ameti dhe me miratim nga Senati i këtij universiteti, pranuan iniciativën time që ky institucion i dijes dhe arsimit shqip ta marrë emrin e merituar – Universiteti i Tetovës “Fadil Sulejmani”.
Uroj krahpërkrah të hapërojmë drejt arritjeve të reja duke e avancuar arsimin shqip në të mirë të brezave që vijnë.

Image may contain: 3 people, people standing, crowd, table and outdoor

Image may contain: 2 people, people smiling, people standing

Image may contain: 7 people, people smiling, people on stage, people standing and suit

Image may contain: 17 people

Please follow and like us: