Albspirit

Media/News/Publishing

Nikollaq Neranxi: Instituti Kulinar Neranxi sjell ‘Programin e ekselencës’!

Kemi disa kohë qe po diskutojmë dhe hedhim ide se si mund te promovojmë dhe shpërblejmë studentët më të mirë, te cilët studiojnë në Institutin Kulinar Neranxi dhe në fund kemi bërë një program i cili konsiston si më poshtë:

Studentëve më të mirë të shkollës, të cilët kanë rezultate të shkëlqyera në mësimin teorik dhe praktik, por që kanë edhe aftësi të mira komunikuese, kanë kulturë të përgjithshme dhe artikulim të mirë, shkolla iu sponsorizon bursa për studime të mëtejshme në shkollat më prestigjioze në Itali.

Me pas, menjëherë pas studimeve jashtë, disa prej tyre do te punësohen në shkollën tonë si asistentë-docentë dhe me krijimin e eksperiencës, do të emërohen docentë!

Inkurajojmë studentët që të kenë ambicie për të dhënë më të mirën e tyre, sepse puna e tyre do të shpërblehet!

 

*Presidenti i Kompania Neranxi
Nikollaq Neranxi

Please follow and like us: