Albspirit

Media/News/Publishing

Vlora mirëpret komedinë “Lojë dashurie” të Jorgaq Tushes

Albert Zholi
“Loje dashurie” titullohet komedia me e re e shkruar me dashuri dhe emocionë nga rregjizori dhe aktori i njohur vlonjat JORGAQ TUSHE, vjen në skenën e teatrit Petro Marko në qytetin e Vorës në festat e funditit. Organizatorët e Akademisë Art plus kanë ngritur për herë të parë në këtë qytet grupin e teatrit të rinjëve vlonjat, një inisiativ që ja vlen të përgëzohet pasi nxit tek të rinjtë dashurinë për artin e kulturën duke motivuar dhe mbushur kohën e lirë. “Lojë Dashurie”. Me skenar të Jorgaq Tushes, udhëheqës artistik prof. Mito Kutalli dhe koreograf Kujtim Sako. Me regji të Jorgaq Tushes, udhëheqës muzikor Viktor Rapushi, skenograf Petraq Stefani. Me aktorë: Loris Sinanaj, Kujtim Sako, Megi Shimi, Igli Fusha, Enerest Dalipaj, Nano Binjakaj, Elisa Meçaj. Si dhe balerinat e Art Plus Akademi në drejtimin e as/koreografes Estel Agaj dhe balerinave: Vjollca Nelaj, Gleida Troka, Dorina Jançaj. Vlora e traditës me trupën dhe aktorët e saj simpatik shumë prej të cilëve tashmë janë shuar, do prek kënaqësinë e skenës së teatrit me grupin e të rinjëve vlonjat që kanë më se tre muaj që përgatiten për këtë shfaqje rinore me një temë tepër aktuale për kohën e sotme. Nga data 26, 27, 28, 29 Dhjetor, ora 19:00 në Teatrin “Petro Marko” Vlorë.
Please follow and like us: