Albspirit

Media/News/Publishing

Super modelja Oriola Marashi, një shpirt i bukur dhe altruist

E hijshme, e ëmbël, e bukur na shfaqet vijimisht një prej modeleve më të spikatura të hapësirës shqiptare, Oriola Marashi. E evidentuar tashmë si një prej bukurosheve që thirret për të qenë imazhi i mjaft markave të njohura, vendase dhe të huaja, ajo është vlerësuar nga profesionistë të muzikës edhe si një zë brilant. Pjesëmarrëse në disa spektakle të rëndësishme, Oriola është gjithmonë në kërkim të rritjes profesionale. Ajo është përherë një lajm i gëzuar i mediave të ndryshme, përfshi edhe ato të huaja.

Jemi mësuar shpesh të shohim dhe dëgjojmë për personazhe të bukur apo të spikatur në fusha të gjera në mbarë Shqipërinë apo dhe jashtë saj. Ajo që kemi më shumë nevojë është të kemi njoftime, vepra dhe modele të tilla siç na dëshmon gjithmonë supermodelja shqiptare, Oriola Marashi, nëpërmjet kontributit të saj për shtresat në vështirësi për të jetuar dhe ata një jetë normale.

Bazuar në shumë aktivitete të organizuara nga një modele që përfaqëson një nga market më të njohura ndërkombëtare siç është dhe ajo ‘Guess’. Por jo vetëm në fushën e modelingut, ajo nuk ndalet të ofrojë sa më shumë mbështetje për atdhetarët shqiptarë, edhe pse është shumë e angazhuar gjithmonë e kthen kokën për ata që kanë nevojë për ndihmën e saj.

Nga shumë fatkeqësi natyrore, shëndetësore, ekonomike dhe të tjera dukuri që kanë prekur shumë shoqërinë tonë dhe em të cilat është përballur vendi, Oriola ka gjetur gjithmonë kohë dhe përkushtim për ta.

Në veprat e shpeshta prej saj nga një shembull i rrallë humanizmi kemi informacion nga miqtë dhe mikeshat e saj që Oriola bën vazhdimisht akte të ndryshme bamirësie.

Ndër shumë raste te tjera siç është dhe festa e madhe e Krishtlindjeve modelja e vlerësuar i ka dhuruar një fëmije me probleme në lëvizje nga fitimet e saj një karrocë, ka mbështetur për 6 muaj ndezjen e dritave për një familje të papunë, ka kontribuar për mbështetje me psikologë të dy fëmijëve me probleme autizmi, etj. Jemi vërtetë të mahnitur sepse realisht është një shembulli veçantë  për mbarë shoqërinë. Nga llogaria personale në Istagramin e saj shkëputëm ca foto që na bëri përshtypje pozitive për gjestin e një vajze të re që pëkrah çdo lloj personi në ngjarjet e saj për sensibilizim dhe mbështetje.

Përtej bukurisë që natyra i ka falur, modelja na dhuron dhe ne një panoramë tjetër të realitetit. Atë të një vajze të përkushtur, të ndjeshme, motivuese dhe që dhuron shpresë për njerëzit me nevoja të veçanta në shoqërinë shqiptare.

Please follow and like us: