Albspirit

Media/News/Publishing

Rexhep Shahu: Ti je shpirt…

Rexhep Shahu: Poetët vdesin të rinj - Gazeta Mapo
Ti je, je pavarësisht meje, pavarësisht zotave
je qielli im, je zog në qiejt e syve të mi
je degë që mban më shumë zogj se gjethe
je anije ding me ëndrra, mal me cicërima
udhë që nuk hesht, lumë që më mbart
fllad që përkëdhel, erë që të fshin, shi i ngrohtë
dridhje që më çrregullon frymëmarjen kur të prek.

Ti je shpirt
Nuk po të shpik unë, edhe të dua nuk mund
nuk të tregoj dot siç je, nuk të shkruaj as të vizatoj
gjuhës së njerëzve i mungojnë fjalët të të përshkruaj
edhe për ngjyrat që rrezaton ti nuk ka emra për to
nuri që të derdhet në fytyrë kur të puth nuk gjendet në ngjyrat e zotit
as drita e syve tu s’ka me kë krahasohet
detet e kanë zili ngjyrën e thellë të syve tu
dielli dhe hëna ka më pak ngjyra se drita e syve të tu
kur më thua ik, ik shpejt e me vrap
ndërsa ma mban dorën e më shtrëngon gishtrinjtë.
Si ta them, ta shpik a krijoj këtë prekje, këtë shtërngim dore
që fatin e lidh nyje përjetë
nuk e them dot me fjalë më bukur se ndodh në të vërtetë
në ato çaste ky mbytem në sytë e tu…

Please follow and like us: