Albspirit

Media/News/Publishing

Rita Shehu: Duke kujtuar vëllain tim Besnik Shehu, mirënjohje për gjithë të rënët!

39 vjet nga tragjedia e Fekenit, Xhaçka: Emrat e tyre, pjesë e ...
Sot është 5 Maji dhe shqiptarët kujtojnë të rënët në luftë, ata që dhanë jetën për lirinë e vendit. Bota e qytetëruar i nderon përherë sepse ata vunë në shërbim të atdheut, gjënë më të shtrenjtë, jetën. Është kjo një datë kujtese, pa të cilën asnjë komb nuk mund të eci përpara.
Por koncepti i dëshmorëve është zgjeruar dhe në varrezat shqiptare ka edhe të rënë të tjerë, mes të cilëve edhe vëllai im, Besnik Shehu, rënë në krye të detyrës gjatë një stërvitjeje ushtarake në Feken, së bashku me 10 bashkëstudentë dhe pedagogë të Shkollës së Bashkuar.
Vëllai im prehet sot në varrezat e dëshmorëve të qytetit të Fierit, njësoj me të rënët e tjerë që janë rivarrosur me nderime në varrezat e rretheve nga kishin vendlindjen.
Unë jam krenare me vëllain tim, pro mendoj se gjithë shqiptarët duhet të jenë mirënjohës dhe të nderojnë të rënët për liri apo në krye të detyrës.
Please follow and like us: