Albspirit

Media/News/Publishing

Alban Asllani, artisti më i ri i Cërrikut që synon majat e muzikës!

Alban Asllani i lindur më 28 Nëntor të vitit 2005, në qytezën e vogël të Cërrikut në Elbasan. Ky është artisti më i ri në tregun muzikor shqiptar. Kënga e parë e tij titullohet  “Sa Vite”. Me pasionin dhe dëshirën e madhe që ka për muzikën deri më sot na ka sjellë në pah një muzikant të kompletuar artistikisht. Ka nisur të këndojë që në një moshë tepër të vogël, 9-10 vjeç. Talenti i tij është zbuluar nga mësuesit e shkollës së mesme së bashkuar “Mehmet Bajraktari”, në të cilën kryente edhe mësimet. Ka thënë se ka qenë një nxënës i mirë në shkollë, ndonëse muzika ka patur një ndikim të madh në jetën e tij. Si fillim ka nisur me “covera” të një shumllojshmërie këngësh shqiptare, por jo vetëm, gjë kjo e cila ka shërbyer si një mbështetje dhe shtysë tepër të madhe për të. Shpesh jeta për të ka qenë e padrejtë pasi ashtu siç shumë here ka vetedëklaruar shokët dhe njerëzit që e rrethonin sa herë që fliste për atë çka ëndërronte, ata bënin humor me të, ama me sa duket ato kanë qenë thjesht moskptime të vogla, për atë çka është sot këngëtari në fjalë.

 

Please follow and like us: