Albspirit

Media/News/Publishing

Bislim AHMETAJ: Diktaturave nuk u merret leje për t’i rrëzuar

Image may contain: 1 person, standing, ocean, outdoor and water

 

Sot mora pjesë në një protest-demostratë të lajmëruar në rrjetet sociale nga aktivistë të shoqërisë civile. E kishin lënë në orën 12.00, unë isha në Sheshin Skëndërbej, poshtë këmbëve të kalit të Gjergjit në orën 11.58.
Kam më se një muaj që bëj thirrje publike që të protestojmë kundër diktaturës së re që po vendoset në emër të “flamës” që ka marrë emrin Covid 19.
Si qytetarë i përgjegjshëm i respektoj ndjesitë e të tjerëve për rrezikun që mund të vijë nga pandemia globale edhe pse rezervat e mia për vertetësinë e saj janë të shumta.
Kurrë në historinë e pandemive s’ka ndodhur që të karantinohen njerëzit e shëndoshë dhe të kërkohen të prekurit nga virusi nëpër rrugë me polici dhe ushtri.
Kjo e bën këtë pandemi qesharake, alegorike që në shqip mund ta fitoj shume shpejt emrin “flama dibrane”
Numri i demostruesve që ju kishin përgjigjur thirrjes për protest ishte rreth 150 apo 200 njerëz, ndoshta kjo edhe për shkak të devijimit të ditës nga një grup organizatorësh.
Vecse që të gjithë ishin njerëz të lirë, kurajoz, guximtarë. Shqiptarë që e duan dhe e cmojnë vendin e tyre , lirinë dhe demokracinë.
Shqiptarë që i kanë thyer prangat e partive të “Trekëndëshit të Bermundos” te tre kryetareve RAMA-BASHA-META.
Në memorien time si në një film me metrazh të shkurtër mu shfaqën djemtë dhe vajzat që guxuan të demostronin me 2 Korrik të 90-ës në të njëjtin shesh.
Kam qënë spektator spontan i atij demostrimi , se dija cpo ndodhte realisht, por ma donte dhe ma ndjente shpirti.
Mbrëmjen e 2 Korrikut kam parë për herë të parë në Shqipëri njerëz me dy gishtat lart, këtë symbol e kisha fiksuar në gishtat e studentëve të Universitetit të Prishtinës përgjatë demostratave të vitit ’81, ku spikati dhe u përgjak prej tankeve të pushtetit të dhunshëm slogani “Kosova Republikë”.
Në demostratën e sotme isha pjesëmarrës i vullnetshëm, i vendosur, i gatshëm për sakrificë.
Edhe pse është pak e vështirë ta shpjegoj këtë ndjesi timen tek një grup i madh njerëzish në dejet e të cilëve diktatura Covid-19 ka induktuar virusin e nënshtrimit, virusin e frikës, virusin e dorëzimit, virusin e tranzicionit, virusin e vrasjes së vlerave të demokracisë, virusin e degradimit të humanizmit.
Një pjesë e tyre janë dorëzuar duke parë edhe rolin e kryetarit të opozitës si këshilltarë shëndetësor i Sulltanit të Surrelit, një pjesë tjetër janë përkulur duke parë urat e Presidentit me dekretimin dhe dakortësimin e “ndërhyrjes” në Kodin Penal të atyre që shkelin fermanet e Sulltanit.
Një pjesë tjetër nuk ishin sot në shesh sepse me zor cpo presin të hapen kufijtë dhe të ikin një orë e më parë sic kanë ba këtu e shtatë vite, dite e natë.
Një pjesë tjetër ishin të frikësuar nga media që demostrata-protest-revoltë ishte pa leje.
Po si mund të merret leje nga diktaturat për të protestuar ndaj tyre o njerëz, o dele të perëndisë, o hyzmeqarë të instalimit të diktaturave?!?!?!
Por tek e fundit cfarë nevoje kishte të ishin më shumë njerëz për të protestuar te këmbët e Kalit të Gjergjit një ditë pas ditëlindjes së Prijësit tonë.
Kjo ishte një demostratë mesazh për qytetarët shqiptarë: Dilni dhe mbroni jetën tuaj, mos lejoni që të humbisni vullnetarisht vendin e punës, pronën, biznesin, shërbimin shëndetsor, lëvizjen e lirë. Nuk mund të sakrifikohet shërbimi mjekësor për tre million shqiptarë për shkak të 40 të shtruarve në spital me Covid-19 apo me “flamën dibrane”. Nuk mund të mbyllen nëpër shtëpi dhe të braktisin punen, jetën, mësimin dhe cdo aktivitet tjetër jetësor tre milion njerëz për shkak të një shpikje që kërkon të prekurit me Covid-19 nëpër rrugë me polici dhe ushtri.
Demostrata e sotshme pa leje, e theksoj pa leje, vertetë u shpënda dhunshëm nga policia e shtetit. Gjithashtu u arrestuan pesë apo gjashtë përsona duke thyer cdo protokoll të OBSH apo të fermaneve të Sulltanit të Surrelit për mbrojtjen e qytetarëve dhe policisë nga “infektimi” me “flamën” që kërkon të vëndosë diktaturën e re mbi planet të cilët sic mësova u liruan qetësisht vetëm pak orë më vonë. Por mesazhi i kësaj demostrate ishte i qartë që për rrëzimin e diktaturave nuk kërkohet leje.
Me zemër, guxim, kurajo dhe vizion qytetarët thyejn dhe thërrmojne cdo diktature, ndaj mu kujtuan djemte dhe vajzat e 2 Korrikut te 90-es.

Tiranë me 7 Maj 2020

Please follow and like us: